Numërohen 168 mijë vota, ky është rezultati

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 20:50
Numërohen 168 mijë vota, ky është rezultati

KQZ ka numëruar 168 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 44.06% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.66% të votave dhe e treta vjen LDK me 14.33% të votave.

Aktualisht AAK ka 9% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.85% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të sotshme., Vetëvendosje prin e para me 40% të votave, e dyta vjen LPDK me 19% të votave dhe LPDK e treta 13.95% të votave.

Rezultatet e para mund t’i shihni këtu.

Kujtojmë se KQZ’ja pak më parë ka konfirmuar se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.

(Kosova Sot Online)