Ja se se çfarë bënë mbrëmë simpatizantët e Vetëvendosjes

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 09:40
Ja se se çfarë bënë mbrëmë simpatizantët e Vetëvendosjes

Dje, janë mbajtur zgjedhjet paralamentare në Kosovë. Me numërimin e votave, nga ana e KQZ-së, del se me numërimin e votave  më së shumti vota ka marrur Lëvizja Vetëvendosje.

E dje, më të kuptuar numërimin e votave, simpatizantët e VV-së, kanë dalur në masë të madhe në rrugë..

Siç shihet në video, ata dëgjohen duke brohoritur emrat e tyre dhe duke shprehur gëzimin e tyre për fitoren e tyre.

Aktualisht, sipas numërimit më të fundit të votave, KQZ ka numëruar tashmë mbi 98% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje është e para që prin me 48.17% të votave.

E dyta është PDK-ja me 17.35% të votave.

E treta është LDK=ja me 13.18% të votave.

Ndërsa, për momentin AAK-ja ka 7.42% të votave.

Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, të pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)