Kjo është komisionerja që alarmoi se serbët po votojnë nga 2-3 herë në veri

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 11:25
Kjo është komisionerja që alarmoi se serbët po votojnë nga 2-3 herë në veri

Sara Xhaka nga Mitrovica padyshim se është personazhi i ditës së djeshme.

Ajo është komisionerja shqiptare e cila ngriti zërin për votimin e serbëve nga 2-3 herë në të njejtin vendvotim.

Pas reagimit të saj prokuroria ka filluar hetimet për manipulim të rezultatit zgjedhor në shkollën “Shën Sava” në veri të Mitrovicës.

.Ajo ka kërkuar anulimin e votave në këtë shkollë, ndërsa pas përfundimit të votimeve ajo ka deklaruar se në fund të procesit nuk ka nënshkruar përmbylljen e fletëvotimeve./mitropol/

(Kosova Sot Online)