Ikë më shpejtë, pse nuk po jep dorëheqje urgjente argati i bandave dhe i së keqës Isa Mustafa, pas humbjes historike të LDK-së

Ikë më shpejtë, pse nuk po jep dorëheqje urgjente argati i bandave dhe i së keqës Isa Mustafa, pas humbjes historike të LDK-së
Ikë më shpejtë, pse nuk po jep dorëheqje urgjente argati i bandave dhe i së keqës Isa Mustafa, pas humbjes historike të LDK-së

Adem Salihaj

  • 15 February 2021 - 11:12

Shkruan: Adem Salihaj

 Është pafytyrësi të thuhet ende se do të analizohet diçka, kur çdo gjë është e qartë, e dihen edhe fajtorët që e sollën LDK-në deri këtu. Pastaj, shumica dërrmuese e anëtarëve të kësaj kryesie janë aty si produkt i Isa Mustafës, janë servilë të tij dhe bashkëfajtorë për shkatërrimin e LDK-së. Asnjëri prej tyre nuk e ka të drejtën morale as të pretendojë se mund të vendoset në krye të LDK-së. Isa Mustafa ende po ëndërron se mund ta lërë si kryetar të LDK-së ndonjë pion të tij. Por ne nuk duhet ta lejojmë këtë kurrsesi.

-Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave,  njeriu më i pa dinjitet, shkatërruesi i LDK-së,  shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes. Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef  tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë , e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi.

Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pesë gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së! A mund të durohet kjo pafytyrësi deri në këtë masë?! I ka kaluar të gjithë kufijtë! Isa Mustafa është dashur mbrëmë të japë dorëheqje dhe të mos bëj asnjë analizë.  Është pafytyrësi të thuhet ende se do të analizohet diçka, kur çdo gjë është e qartë, e dihen edhe fajtorët që e sollën LDK-në deri këtu.

Pastaj, shumica dërrmuese e anëtarëve të kësaj kryesie janë aty si produkt i Isa Mustafës, janë servilë të tij dhe bashkëfajtorë për shkatërrimin e LDK-së. Asnjëri prej tyre nuk e ka të drejtën morale as të pretendojë se mund të vendoset në krye të LDK-së. Isa Mustafa ende po ëndërron se mund ta lërë si kryetar të LDK-së ndonjë pion të tij. Por ne nuk duhet ta lejojmë këtë kurrsesi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".