Mbrojtja e Thaçit – Prokurorisë: Ju i keni 124 dëshmitarë, por s’po na ofroni hollësi për ta

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 12:18
Mbrojtja e Thaçit – Prokurorisë: Ju i keni 124 dëshmitarë, por s’po na ofroni hollësi për ta

David Hooper, avokat i ish-presidnetit të Kosovës, Hashim Thaçi, është ankuar në seancën e sotme paragjyqësore për mënyrën e nxjerrjes së materialeve nga Zyra e Prokrurorit të Specializuar dhe mënyrën e paraqitjes së dëshmitarëve nga ana e organit akuzues.

Ai ka thënë se 124 dëshmitarët e përmendur nga Prokuroria nuk kanë rrëfime të tyre dhe prova. Hooper theksoi se mungojnë hollësitë lidhur me këtë çështje.

“124 dëshmitarë që janë bërë të njohur, shumica e tyre me preudonime… Nuk kemi të dhëna se për çfarë do të flasin këta dëshmitarë. Sepse kur ka dëshmitarë, duhet të ketë prova… Mungojnë hollësitë në lidhje me materialit.. Dhe ZPS-ja vazhdon të veprojë kështu. Mungojnë meta-datat…”, tha Hooper.

“Nuk është e dobishme mënyra se si nxirren materialet”, theksoi ai paraprakisht.

Ai tha se materialet e nxjerra nga Prokuroria duhet t’u ndihmojë atyre ta përgatisin mbrojtjen dhe jo ta komplikojnë atë.

“Ndihma që mund të marrësh nga materialet, kjo ndihmë duhet të jetë si udhërrëfyes për ta ndihmuar mbrojtjen. Dhe në fund për t’i trajtuar dhe për t’i vendosur përparësitë e saj”, tha Hooper.

Ndërkaq ndihmësja e tij, Sophie Menegon përmendi një shembull të një dëshmitari, që kishin vështirësi ta lidhnin me dëshminë e ofruar nga ai.

“Për shembull, ka një dëshmitar i cili solli për shembull. një certifikatë të anëtarëve të familjes me vete. Por kjo certifikatë në material nuk është e lidhur me dëshmitarin. Ne mundëm ta gjenim lidhjen vetëm bazuar në mbiemrin e dëshmitarit”, tha ajo.

“Vërtetë kemi vështirësi… Prokuroria mesa kuptoj nuk ka ndërmend t’i përdorë të gjithë për gjyq… Prokuroria jep vetëm pseudonimin e dëshmitarit”, tha ajo paraprakisht. 

(Kosova Sot Online)