Këshilli Kordinues i Mergatës Shqiptare në Botë uron 17 Shkurtin

  • G.G /
  • 17 February 2021 - 10:06
Këshilli Kordinues i Mergatës Shqiptare në Botë uron 17 Shkurtin

Me rastin e 13 vjetorit te Shpalljes së Republikës së Kosovës - shtet i pavarur dhe sovran, Këshilli Kordinues i Mergates Shqiptare ne Botë (MSHNB) uron 17 Shkurtin gjithë Shqiptarëve në trojet e tyre si dhe në mërgim!

KËSHILLI KORDINUES I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTë:

JasharSelmanaj, Gjermani nga Kosova,

ZenelZymeri-Kastrati, SHBA nga Kosova,

Gjergji Harkaj, Itali nga Shqipëria,

Xhavit Kabashi, SHBA nga Kosova,

MyzaferTafilaku, SHBA nga Shqipëria,

Rama-ZahnHajdini, SHBA nga Ilirida,

Atalvin Zhiva, SHBA nga Shqipëria,

JasharFazliu, Australi nga Kosova,

Besnik Krasniqi, Australi nga Kosova,

MusaKukaj, SHBA nga Mali i Zi dhe

BahriRamadani, SHBA nga Kosova Lindore.

Njëherit, me rastin e kësaj Dite madhështore, Këshilli Kordinues shpall themelimin e MSHB dhe zyrtarizimin në Qeverinë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, në Njujork.

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, MISIONI

Mërgata Shqiptare në Botë do të ketë mision angazhimin në organizimin e aktiviteteve të shumta, me theks të vecëantë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe identitetit Kombëtar, që është akti i përkatësisë dhe i identifikimit të një Kombi.

Një Komb identifikohet nga gjuha, simbolet, besimi fetar, kultura dhe trashëgimia. Mërgata Shqipatare në Botë është e angazhuar të promovojë kuptimin e kombit tonë si një tërësi kohesive e përfaqësuar nga traditat tona, kultura dhe politika dalluese Shqiptare.
Shqiptarët, padrejtesisht, janë ndarë në pesë shtete në Gadishullin Ilirik (Ballkan) si pasojë e politikës antishqiptare nga fqinjtë tanë dhe përkrahësve të tyre, por gjithashtu edhe nga keqadministrimi i vetë Shqiptarëve.

Miliona Shqiptarë gjatë shekullit të 20 dhe fillimit të shekullit 21 u shpërngulën në Turqi, në vende të tjera të Europës, në Amerikë, Australi, Kanada, Zelandë të Re dhe vende të tjera. Sot, në kohën e globalizmit dixhital, interneti na e mundëson krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet kontinenteve, ku ne mund të funksionojmë si një trup i vetëm rreth idealeve tona kombëtare, dhe ky është pikërisht synimi dhe qëllimi i formeës tonë vepruese.
Misioni ynë do të përfshijë aktivitete në cëdo komunitet Shqiptar në botë me anëtarë vullnetarë të përkrahur nga degët lokale të Mërgatës Shqiptare në Botë.

Synimi ynë është mirëqenia e Shqiptarëve dhe përparimi i parimeve demokratike në Shqipëri dhe Kosovë e gjithashtu e drejta për vetëvendosje e Shqipetarëve në Kosovën Lindore, në Maqedoni, Greqi, Sanxhak dhe Mal te Zi.

Mërgata Shqiptare në Botë, do të jetë një zë i rëndësishëm për çështjen Kombëtare Shqiptare, gjithmonë sipas situatës dhe kërkesave kohore, për mbështetjen dhe mbrojtjen e kufijve realë historikë të Kombit Shqiptar.

NJUJORK,

më 16 shkurt 2021