Keqtrajtoi për tre muaj fëmijët e saj, arrestohet një grua në Graçanicë

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 10:50
Keqtrajtoi për tre muaj fëmijët e saj, arrestohet një grua në Graçanicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në fshatin Çagllavicë, në Graçanicë ka arrestuar një grua pasi e njëjta në tre muajt e fundit ka keqtrajtuar vazhdimisht fëmijët e saj.

Sipas policisë, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman.

“Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)