Kryesuesi i një vendvotimi në Pejë liroi komisionarët të shkojnë në shtëpi pa u numëruar votat

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 11:32
Kryesuesi i një vendvotimi në Pejë liroi komisionarët të shkojnë në shtëpi pa u numëruar votat

Policia e Kosovës ka berë të ditur së gjatë ditës së zgjedhjeve ka ndodhur një keqpërdorim i detyrës zyrtare në komunën e Pejës.

Sipas policisë, kryesuesi në një vendvotim ka liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoi numërimi i votave.

“Me 16.02.2021 është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar, kryesues në një vendvotim, ka kryer veprën e lartcekur duke liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoj numri i votave”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur në orën 22 e 20 minuta në një qendër votimi.

(Kosova Sot Online)