
Lexoni edhe:
Kaq vota morën kandidatët e AAK’së në Klinë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia duhet të sigurohet se zgjedhjet e saj parlamentare, të planifikuara për shtator të këtij viti, të jenë të lira nga ndërhyrja e të huajve pas thirrjeve për protesta masive për lirimin e njërit prej kritikëve të tij më të mëdhenj.
“Qytetarët e Rusisë do ta bëjnë zgjedhjen e tyre dhe ne duhet ta mbrojmë këtë zgjedhje nga cilado përpjekje e ndërhyrjes së jashtme”, tha Putini gjatë një takimi me udhëheqësit e partive politike të përfaqësuara në Dumë, që është dhoma e ulët e kuvendit të Rusisë.
Kaq vota morën kandidatët e AAK’së në KlinëLexoni edhe:
Dhjetëra mijëra njerëz dolën rrugëve muajin e kaluar për të kërkuar që figura opozitare ruse, Aleksei Navalny, të lirohet nga burgu. Ai është trajtuar në Gjermani pasi u helmua me agjent nervor në Siberi gushtin e kaluar.
Kremlini ka sugjeruar se Navalny është aset i CIA-s, i cili po përdoret nga shërbimet perëndimore të inteligjencës për ta destabilizuar Rusinë. Moska i ka bërë thirrje vazhdimisht Bashkimit Evropian që të mos i përzihet në punët e brendshme.
Sidoqoftë, vetë Rusia është akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e disa shteteve, përfshirë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet në Ukrainë dhe zgjedhjet në Francë, shkruan Reuters.
(Kosova Sot Online)