Vajza nga Peja që u zhduk: U martova sepse nuk kisha zgjidhje tjetër, më kërkonte para

  • E.K /
  • 18 shkurt 2021 - 11:48
Vajza nga Peja që u zhduk: U martova sepse nuk kisha zgjidhje tjetër, më kërkonte para

Dy motra e kanë raportuar motrën tjetër të tyre si të zhdukur në polici. Por, derisa po raportohej rasti, vajza e zhdukur i kishte telefonuar për t’i njoftuar se është martuar.

Më pas, sipas policisë e njëjta ka deklaruar se “nuk kishte zgjidhje tjetër sepse i dyshuari i kërkonte para”.

Policia po heton rastin, ndërsa vepra është klasifikuar si “detyrim”.

Njoftimi i plotë i policisë:

DETYRIM/Pejë 16.02.2021 – 14:00. Me 17.02.2021 dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se motra e tyre është larguar nga shtëpia, dhe deri sa ishin duke raportuar rastin viktima kishte telefonuar motrën nga një numër telefoni i jashtëm duke thënë se është martuar, por pas pak ka dërguar një sms me zë ku ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër sepse i dyshuari kishte kërkuar para nga viktima.  Rasti është duke u hetuar nuk ka me shumë informacione nga viktima e rastit. 

(Kosova Sot Online)