Debakli që pësoi LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vetëm një adresë: Dështimi i Isa Mustafës me kryesinë e degraduar!

Debakli që pësoi LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vetëm një adresë: Dështimi i Isa Mustafës me kryesinë e degraduar!
Debakli që pësoi LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vetëm një adresë: Dështimi i Isa Mustafës me kryesinë e degraduar!

Ali Hertica

  • 18 February 2021 - 07:34

Shkruan: Ali Hertica

Nëse fillojnë të improvizohen reformat politike në këtë subjekt politik dhe aty fillojnë të rirreshtohen ata që e sollën deri në këtë humbje fatale, është shumë e pritshme që në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte LDK nuk do ta fiton as edhe një komunë të vetme, kurse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato, do të rrëzohet në pragun zgjedhor, njësoj sikurse u rrëzua NISMA në zgjedhjet 14 shkurtit.

-Ky debakël i madh, i shpejtë i LDK-së më 14 shkurt, në zgjedhjet e jashtëzakonshme, është një ndëshkim për gabimet e mëdha që ky subjekt politik ka filluar ti bëjë me vite të mbetura mbrapa, prandaj nga analistët e zhvillimeve politike ka qenë një proces në pritje , që vetëm miopët brenda LDK-s i ka befasuar, duke thënë se nuk e kishim besuar dhe as parashikuar. Kjo rrëshqitje e madhe e varros dhe e lë në muze të historisë politikën mbi 30 vjeçare të LDK-së, sepse struktura drejtuese në këtë subjekt politik sikur e pati privatizuar partinë dhe asnjëherë nuk ndërmori veprime të reformimit, ristrukturimit dhe të zgjerimit të bazës së anëtarësisë, por u shndërrua në një klientelë të grupeve të ngushta të interesit të Isa Mustafës dhe përbërjes së ngushtë të kryesisë.

Tani e gjithë kupola drejtuese në LDK, duke filluar nga aktivet, nëndegët dhe degët, e deri në kryesinë qendrore, kanë një përgjegjësi të madhe para elektoratit, përgjegjësi e cila duhet të reflekton llogaridhënie në bazë të zgjeruar. Ndryshe , nëse ndryshimet e paralajmëruara rezultojnë vetëm më improvizime të ndryshimeve sipërfaqësore, atëherë elektorati i zhgënjyer do të kërkon alternativë tjetër politike sepse po shihet ashiqare kush është përgjegjës që po e shkatërron vlerën e historisë së kaluar të LDK-së, madje edhe duke u thirrur në frymën rugoviane apo neo-rugoviane.

Për ta shpëtuar LDK-në, për ta reformuar dhe zgjeruar atë, kërkohen veprime të shpejta të ristrukturimit që nga baza e saj në celulat më të vogla e deri në kryesin qendrore, përforcim me ristrukturim duke hapur derën për njerëz të rijë me pasion dhe vizion për të punuar, për ti qëndruar afër qytetarit, ndryshe në të ardhmen e afërt rënia do të jetë akoma më e madhe, LDK e mbetur edhe më tutje nën kontrollin e atyre që e kanë okupuar dhe privatizuar deri më sot, do ta ketë problem për ta kaluar edhe pragun zgjedhor. Rreziku për ta vazhduar thellimin e humbjes së besimit në elektorat është akoma i pranishëm sepse kryesia e vjetër e LDK-së në të gjitha nivelet po mundohet të del para elektorati si llogaridhënëse për këtë debakël duke pranuar një autokritikë si përgjegjësi të butë morale e politike, duke premtuar reforma që do të rrjedhin në një periudhe prej 60 ditësh.

Nëse në të ardhmen nuk “pensionohen “ tërësisht ish drejtuesit e deritashëm të strukturave të LDK-së, reforma e premtuar mbetet mashtrim i madh prapa të cilin fshihet plani për rikthim akoma më të fuqishëm , të paramenduar e mirë organizuar të strukturave të vjetra të cilat duket sikur kinse po dorë hiqen edhe po i lëshojnë rrugën reformës, por nuk mundë të ketë reformë derisa ajo përgatitet dhe dirigjohet sipas projektit të strukturave Jugo-komuniste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".