Vdes në spital shqiptari me Covid, nuk i dhanë trajtimin anti-Covid

  • A.P /
  • 20 February 2021 - 00:08
Vdes në spital shqiptari me Covid, nuk i dhanë trajtimin anti-Covid

Vdekje që mund të ishte shmangur, kështu nis shkrimi në median italianepër skandalin që ka plasur së fundmi. Vdekja e një shqiptari 38-vjeçar në Molise të Italisë ka nxitur një debat të fortë në mediat dhe institucionet italiane. Pjerin Lleshaj ishte infektuar me covid dhe u paraqit në gjendje të rënduar në spital.

Ai duhej të shtrohej në terapi intensive, por askush nuk i dha një shtrat.

Mediat shkruajnë se kjo ishte një vdekje që mund të shmangej nëse pas 1 viti autoritetet shëndetësore italiane do të kishin bërë të mundur që të zgjeroheshin kapacitetet spitalore.

Sipas medieve italiane shqiptari ndërroi jetë në 7 shkurt dhe la pas bashkëshorten 25-vjeçare dhe 2 fëmijë. Ai nuk kishte sëmundje të reja, por vetëm simptoma të agravuara për shkak të Sars-Cov-2. Lajmi ka nxitur indinjatë në komunitetin shqiptar në Itali, por edhe polemika mes institucioneve.

Pas episodit të fundit serioz, kryetarët e bashkive të Molise së Poshtme u takuan me videokonferencë me presidentin e rajonit, Donato Toma. Kërkesa e menjëhershme dhe urgjente ishte ajo e shtretërve.


(Kosova Sot Online)