A do të ketë rritje të rasteve me COVID-19, flet Valbon Krasniqi

  • S.A /
  • 20 February 2021 - 08:28
A do të ketë rritje të rasteve me COVID-19, flet Valbon Krasniqi

Drejtori i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, është shprehur se pandemia na ka mësuar se çdo herë kur s’ka respektim të masave numri me të infektuar është rritur.

Ai i pyetur për mundësinë e rritjes së numrit më të infektuar pas tubimeve që janë mbajtur gjatë fushatës zgjedhore, ka thënë se një gjë është vështirë të parashikohet, por ka thënë se  mosrespektimi i masave ka rritur numrin me të infektuar.

“Është e vështirë të parashikohet sa do të kemi rritje të numrit të rasteve të reja të infektuara, megjithatë pandemia na ka mësuar se çdo herë kur ka mosrespektim të masave dhe mund të pritet një numër i madh i të infektuarve sidomos grumbullimet e njerëzve në masë të madhe në mjekësi njihet si super shpërndarës i infeksionit ne po e përcjellim situatën epidemiologjike me vëmendje dhe varësisht nga situata që do të paraqitet ne do të kundër përgjigjemi. Sidoqoftë u bëjë thirrje qytetarëve që ti respektojnë masat anticovid në veçanti të vazhdojnë të bartin maska dhe të ruajnë higjienën”, shtoi Krasniqi.

Sipas tij, situata me pandeminë momentalisht është e menaxhueshme Ai tha se në të gjitha spitalet janë të shtrirë 485 pacientë, ku prej tyre 336 janë me oksigjenoterapi.

Krasniqi theksoi se 26 prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht situata me pandeminë covid19 është e menaxhueshme dhe që nga fillimi i muajit janar ne kemi një situatë shumë më të favorshme nga aspekti epidemiologjik ku numri i rasteve të reja të infektuara ka arritur të stabilizohet rreth 300 në ditë ashtu edhe sa i përket aspektit klinik të të prekurve nga covid19. Aktualisht në spitalet tona kemi 485 pacientë të shtrirë në ditën e sotme prej tyre 336 janë me oksigejnoterapi ndërsa tek 26 paraqitet gjendja shumë e rëndë. pra numri it ë shtrirëve në klinikat tona është shtrirë rreth 500 ndonjëherë edhe më shumë ndonjëherë më pak”, shtoi Krasniqi.

Sipas tij, menaxhimi klinik i rasteve të prekura me covid19 konsiston në tri drejtime, sigurimin e shtretërve, sigurimin e stafit të nevojshëm mjekësor dhe sigurimin e barnave dhe materialit shpenzues.

Mes tjerash, Krasniqi shtoi se në QKUK klinika infektive, klinika e pulmologjisë dhe objekti i mjekësisë sportive është e para që trajton të prekurit nga covid19.

“Menaxhimi klinik i rasteve të prekura me covid19 konsiston në tri drejtime: në një sigurimin e shtretërve, sigurimin e stafit të nevojshëm mjekësor përfshirë mjekët dhe infermierët dhe sigurimin e barnave dhe materialit tjetër shpenzues përfshirë këtu edhe sigurimin e oksigjenit. Në këto tri fusha kemi siguruar përmisime të dukshme gjatë këtyre muajve. Në QKUK klinika infektive është klinika e parë primare që trajton të prekurit nga covid19, klinika e pulmologjisë dhe objekti i mjekësisë sportive. Në këto tri klinika kemi rreth 300 shtretër ndërkohë nëse paraqitet nevojë kemi hapur edhe klinikat e bllokut internistik. Sa i përket barnave dhe materialit tjetër shpenzues mjekësor poashtu kemi bërë përmisime të dukshme dhe të stabilizojmë furnizimin me shumicën e barnave që përdoren te trajtimi i pacientëve me përjashtim të rëndësisë që nuk e kemi në dispozicion ende por sa i përket oksigjenit kemi bërë përmisime të dukshme. Ndërsa sa i përket stafit mjekësor kemi numër të kufizuar të mjekëve specialistëve të anesteziologjisë, pulmologjisë”, shtoi ai.

Në muajin e kaluar në Kosovë janë identfikaur tri raste me varinaitn britanik te Covid-19, ndërsa Krasniqi ka thënë  se nga 30 mostrat e dërguara në gjermani nga IKSHPK-ja në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, rezultuan tre të infektuar me variantin e ri britanik të cilët fatmirësisht tashmë janë shëruar.

“Nga 30 mostra të dërguara më herët në gjermani nga IKSHPK-ja në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë tri prej tyre rezultuan që kanë qenë të infektuar me variantin e ri britanik Sarscov2 dhe fatmirësisht tani më këta 3 pacientë janë shëruar. Ajo që duhet të dinë qytetarët është se pa marrë parasysh se cili variant dominon në rastet e infektuara s ai përket këtij virusi masat parandaluese janë të njëjta”.

Sa i përket vakisnës anti-Covid, ai ka thënë se institucionet janë duke punuar që sa më shpejtë ajo të arrijë në Kosovë.

“Vaksina vjen për qetarët e Kosovës. Ministria e shëndetësisë dhe IKSHPK janë në kontakt të përhershëm me prodhuesit e vaksinave dhe ne presim që vaksina të arrijë në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur. Normalisht ndër kategoritë e para do të jenë punëtorët shëndetësor dhe personat e moshuar me sëmundje kronike”, tha ai.

(Kosova Sot Online )