Në Fushë Kosovë gjendet pa shenja jete një foshnje në QKMF

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 11:33
Në Fushë Kosovë gjendet pa shenja jete një foshnje në QKMF

Në Policinë e Kosovës është raportuar se një foshnje e gjinisë mashkull është pa shenja jete në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 05:00 të mëngjesit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar se foshnja është pa shenja jete.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar se foshnja nuk ka shenja të dukshme të dhunës.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 19.02.2021 – 05:00-07:00. Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë  i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)