Pas debaklit të madh në zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike duhet të futen në “operacion”, duhet të shërohen

Pas debaklit të madh në zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike duhet të futen në “operacion”, duhet të shërohen
Pas debaklit të madh në zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike duhet të futen në “operacion”, duhet të shërohen

Muhamet Kelmendi

  • 20 February 2021 - 09:10

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kuptohet se euforia e masave në drejtim të VV-së është mu për shkak të arrogancës, udhëheqjes jo të mirë të partive, si dhe dështimeve të mëdha në fushën ekonomike, juridike, të rendit dhe të sigurisë në vend, në atë sociale, në shëndetësi e në raportet ndërkombëtare. Në të gjitha fushat pati dështime. Me këtë u krijua gjendja amorfe dhe tepër e përshtatshme për VV-në dhe në mësymje euforike u krijuan votat. Shkaktare të kësaj gjendjeje janë subjektet e përmendura. Ato e krijuan gjendjen. Dhe, kjo gjendje krijohet vetëm nga partitë që janë të sëmura. Andaj duhet me masa dhe me angazhim të shërohen. Sa do të arrihet mbetet të shihet.

-Partitë politike duhet te shërohen! Jo vetëm PDK, por çdo parti qe ka qene ne pozita deri tash dhe tash kane rene ne opozite, duke pësuar humbje, duhet domosdo te analizoje gjendjen ne parti dhe te marrin masa shëruese. Ne ketë kuadër janë tri parti, pa NISMA, qe kane pësuar tenje te mëdha. NISMA ka ikur nga parlamenti.

Renditja eshte dhe fillon te LDK. Kjo parti ka rene nga 26% qe ishin ne zgjedhjet e vitit 2019 ne 13.7% tash ne rrumbullakësim të votave Ndërsa, PDK ka rene nga 23% ne 17.8%. E AAK prej 12.6% ne 7.5% te votave. Këtej ka përfunduar NISMA. Këto janë rënie të mëdha. Çdo subjekt që theksova kërkohet të marrin masa në kuadrot udhëheqëse të partisë në të gjitha nivelet e saja. Po kështu kërkohet të riorganizohen dhe të shikojnë programet e veta politike. Këto janë tri detyra që shtrohen para çdo partie që tash është në opozitë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".