
Lexoni edhe:
Infektologu Tolaj: Nëse s’vjen një valë e re e Covid, i bie se e kemi kaluar
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi ka imituar kryetaren Valdete Daka duke thënë se i ikën përgjegjësisë.
Debati nisi pas njoftimit që dha Daka se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për disa vota nga diaspora por që nuk dha informacione të detajuara.
Infektologu Tolaj: Nëse s’vjen një valë e re e Covid, i bie se e kemi kaluarLexoni edhe:
”Kur është çështja e marrjes së përgjegjësisë ju keni deklaruar që KQZ-ja është turp kolegjial, nuk marrë vendime vet. Kur është çështja tek titullari i informatave që duhet t’i dinin anëtarët e KQZ-së nuk është më trup kolegjial”, tha Kurteshi.
Kurteshi e quajti Daken edhe injorante duke thënë se nuk e di të bëjë dallimin mes kryetares dhe kryesueses.
”Kjo kryesuese që i thotë vetit kryetare, nuk është kryetare, sepse kjo është injorante dhe nuk dinë me dallu çka është kryetare dhe kryesueses…nuk din”, deklaroi ai.
(Kosova Sot Online)