“Zemra ime është e copëtuar”, bashkëshorja e Flamur Beqirit përlot me dedikimin në ditën e tij të lindjes

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 12:19
“Zemra ime është e copëtuar”, bashkëshorja e Flamur Beqirit përlot me dedikimin në ditën e tij të lindjes

Sot shqiptari i ekzekutuar në Londër dy vite më parë, Flamur (Alex) Beqiri do të festonte ditën e lindjes.

E pikërisht në këtë datë kur vitet e shkuara festonin, këtë vit bashkëshortja e të ndjerit, Debora ka kujtuar të shoqin duke ndarë momentet më të bukura me të.

“Më mungon buzëqeshja e tij”, shkruan ajo krahas njërës prej fotove të publikuara në Instagram.

Në një foto tjetër, Debora shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuri! Zemra ime është e copëtuar sot. Më mungon shumë”.

Kujtojmë se Flamur Beqiri u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi në prag të Krishtlindjes, mbrëmjen e 24 dhjetorit të vitit 2019.

Beqiri së bashku me familjen e tij bënte një jetë luksoze. Ai ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora shihej me personazhe VIP shpesh herë.

(Kosova Sot Online)