LDK-ja e mundi vetveten, fajtor kryetari i lodhët Isa Mustafa që nuk u largua më herët nga pozita e të parit!

LDK-ja e mundi vetveten, fajtor kryetari i lodhët Isa Mustafa që nuk u largua më herët nga pozita e të parit!
LDK-ja e mundi vetveten, fajtor kryetari i lodhët Isa Mustafa që nuk u largua më herët nga pozita e të parit!

Ragip Guraziu

  • 23 February 2021 - 07:54

Shkruan: Ragip Guraziu

Votuesi më nuk pranon mashtrime, klientelizëm të spektrit të ngushtë të grupeve të interesit, por struktura profesionale edhe në parti politike, prandaj edhe kjo tronditje e madhe elektorale e 14 shkurtit është vetëm një fillim i ndryshimeve që do të imponohen nga vetë qytetarët, simpatizantët e partive politike, për fillimin e dekriminalizimit të plotë të politikës kosovare.

-Populli nuk e thotë kot dija hallin vetës. Kjo tronditje e madhe politike që ndodhi në zgjedhjet e 14 shkurtit, brenda LDK-s dhe PDK-së, duhet të shërben si moto serioze për fillimin e pastrimit dhe dekriminalizimit të plotë e të vërtetë të politikës Kosovare puro të kriminalizuar. Është ajo thënia: Ngadalë Beg, se ka hendek, Tani pyetja shtrohet se a do ta përjetojnë partitë politike, si ish kapëset e zhvatëset e shtetit për 20 vite, edhe tërmetin tjetër të dytë akoma më të fuqishëm, në zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti, derisa rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit i rrënoi piramidat kriminale e të gjitha bastioneve politike që i mbanin pushtetarët dhe uzurpatorët e deritashëm të cilët e zhvatën shtetin. Është reale dhe shumë e pritshme që të ndodhë një përmbysje e tillë. Më në fund po shihet që populli është vetëdijesuar mjaftueshëm për të gjykuar dhe ndëshkuar, për të ndikuar edhe në pastrimin e skenës politike nga lidhjet legale “mish e thua” me krimin e organizuar për 24 orë.

Është koha e fundit që të gjejnë forcë dhe guxim tani forcat reformatore të heshtura brenda partive politike, edhe brenda LDK-s, por edhe në PDK, që ta shfrytëzojnë pozitivisht këtë goditje që erdhi nga elektorati, për t’i rirreshtuar dhe reformuar radhët partiake, duke u hapur për brezin e ri të pa korruptuar dhe të pa shantazhuar, për të qenë konkurrenca serioze e spektrit politik në vend, me alternativa programore për qytetarin, në procesin e shtet ndërtimit dhe të zhvillimit, dhe jo me mashtrime të deklarimeve politike nën ombrellën e konsumuar patriotike që nuk i shkon më sensit të mashtrimit të gjeneratave të reja. Derisa në PDK akoma vazhdojnë të bëjnë “analiza” të situatës së krijuar, në LDK ka pëlcitur bomba me dorëzimin e dorëheqjes së kryetarit Mustafa para kryesisë, dorëheqje kjo që nga anëtar të këtij subjekti politik u interpretua edhe si dorëheqje kolektive e kryesisë që duhet të rezulton me paraqiten edhe para kuvendit të LDK-s sipas rregullave statusore, për të shpallur zgjedhjet e reja brenda partiake.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".