Momenti i arrestimit të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 10:16
Momenti i arrestimit të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Media merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të tjerë, raportohet se deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.

Policia vetëm ka konfirmuar se është duke zhvilluar aksion në disa lokacione të Kosovës, ndërsa nuk ka dhënë më tepër detaje.

(Kosova Sot Online)