Ankohen avokatët e Gucatit dhe Haradinajt, prokurorja: I hedhim poshtë këto akuza të pabazuara

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 12:54
Ankohen avokatët e Gucatit dhe Haradinajt, prokurorja: I hedhim poshtë këto akuza të pabazuara

Këmbimi i materialeve ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes ka qenë një çështje e veçantë diskutimi në seancën e sotme paragjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, raporton Gazeta Express.

Mbrojtja ka pasur vërejtje për sistemin që po përdoret për nxjerrjen e materialeve si dhe ka kërkuar dialog kontstruktiv. Kjo është përgënjeshtruar dhe është kundërshtuar ashpër nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Per mendimin tonë, nuk do të ketë dialog konstruktiv, përveç nëse Prokuroria zgjedh ndonjë mënyrë tjetër”, ka thënë Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt.

Ai e ka përmendur edhe vështirësinë komunikimit me klientët e tyre dhe këmbimit të dokumenteve.

“Dhe një vështirësi. Që të kemi mundësi t’i dërgojmë dokumente klientit tonë. Kjo do ta ndihmonte të ecim përpara me hetimin, duke marrë udhëzime nga klientët tanë”, ka thënë Cadman.

Mbrojtjes i është kundërpërgjigjur prokurorja Valeria Bolici, e cila tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar hedh poshtë konstatimet e mbrojtjes, ndërsa shtoi se “ne e kemi kryer detyrimin tonë”.

“ZPS-ja hedh poshtë me vendosmëri çdo akuzë të pabazuar, të përgjithshme nga mbrojtja se ne kemi ndjekur një qasje përbuzëse ndaj tyre lidhur me detyrimin tonë për t’i nxjerrur materialet. Ne e kemi kryer detyrimin tonë”, tha Bolici.

Ajo foli edhe për qasjen konstruktive, që e përmendi avokati i Haradinajt.

“Nuk e di çfarë qasje kontstruktive kërkon mbrojtja nga ne si Prokurori nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga mbrojtja lidhur me hapat e ndërmarrë gjatë procedurës”, tha prokurorja.

(Kosova Sot Online)