Ish-zëvendësministri i Bujqësisë: Jam i befasuar me aksionin e policisë sot

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 17:47
Ish-zëvendësministri i Bujqësisë: Jam i befasuar me aksionin e policisë sot

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë në Qeverinë “Hoti”, Erxhan Galushi ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në këtë ministri.

Ai tha se është i befasuar nga ky aksion, pasi që sipas tij përgjatë kohës sa ka qenë zëvendësministër nuk ka vërejtur se ka pasur keqpërdorime të tilla.

“Pak jam i befasuar lidhur me këtë aksion,. Derisa kam ushtruar pozitën e zëvendësministrit nuk kam vërejtur diçka të tillë, por ndoshta ka ndodhur diçka pas dorëheqjes sime. Ndihem i habitur me lajmin kur e kam pa , por drejtësia e ka fjalën e vet dhe shpresoj që Prokuroria t’i shkoj rastit deri në fund”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 12 persona të dyshuar për keqpërdorime me subvencione.

Gjatë bastisjes policia poashtu ka konfiskuar edhe afër 400 mijë euro.

(Kosova Sot Online)