Izraeli dërgon vaksina anti Covid në shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

  • A.P /
  • 24 shkurt 2021 - 22:36
Izraeli dërgon vaksina anti Covid në shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

Izraeli ka vendosur që të ndihmoj meë disa mijëra doza të vaksinave anti-COVID shtetet që kanë hapur ambasadat në Jerusalem apo planifikojnë të hapin ato.

Tri shtetet e para që kanë marrë mijëra doza të vaksinave anti-COVID do të jenë Hondurasi, Republika e Çekisë dhe Guatemala, që kanë forcuar prezencën diplomatike në Jerusalem.

Mirëpo, në këtë listë nuk përmendet Kosova, ndonëse është paralajmëruar hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Republika e Çekisë ka njoftuar se ka marrë një dërgesë të vogël të vaksinave nga Izraeli, siç ka njoftuar agjencia Reuters, ndërsa edhe Hondurasi pritet të marr rreth 5000 doza.

Po ashtu raportohet se edhe Hungaria do të ndihmohet me vaksina anti-Covid nga Izraeli.

“Financial Times” raporton se si Izraeli është duke përdorur vaksinat për diplomacinë ndërkombëtare.

Po ashtu raportohet se do të ndihmohen edhe punonjësit shëndetësorë në Bregun Perëndimor me vaksina anti-COVID.


(Kosova Sot Online)