E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Pushteti i inkriminuar e mban peng drejtësinë edhe në orët e fundit, porosit dënime me kusht për zyrtarët me dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar!

E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Pushteti i inkriminuar e mban peng drejtësinë edhe në orët e fundit, porosit dënime me kusht për zyrtarët me dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar!
E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Pushteti i inkriminuar e mban peng drejtësinë edhe në orët e fundit, porosit dënime me kusht për zyrtarët me dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Naim Miftari

  • 25 February 2021 - 07:54

Shkruan: Naim Miftari, ish-agjent i SHIK-ut

Albin Kurti për stabilitet politik nuk bënë paqe me të korruptuarit. Nëse e bënë këtë edhe ai do të dështoj në zgjedhjet e ardhshme, sepse duhet ta dëshmon atë për të cilën është zotuar, se krimi duhet të luftohet nga lart e teposhtë pa kurrfarë mëshire. Si është e mundur që njeriu i thjeshtë të dënohet disa vjet burg për 300 euro kurse politikani për qindra mijëra euro dhe për dhjetëra miliona euro të dënohet me kusht. Ndodhë edhe ajo për tentim planifikim të një vrasje një politikan i PDK-s dënohet 2000 euro e kjo nuk është drejtësi, kjo ne fakt është tallje me drejtësinë dhe tallje me neve popullin.

-Vazhdimi dhe ngutja e dënimeve me kusht, që i bije dënim me lirim, për zyrtarët e korruptuar, po bëhet veprim i zakonshëm dhe i shpejtë, pikërisht tani sepse njerëzit e instaluar në sistemin e drejtësie, të varur nga politika qe e kontrollon këtë sistem, po duan ti mbyllin mundësitë që të akuzuarit të nxirren ne gjyq e të dënohen nga një drejtësi tjetër e pa varur, që do të reformohet e fuqizohet nga qeveria ere e cila do ta pastroj sistemin me VETING, duke lëshuar një fshesë të madhe në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës, për ti pastruar të dyja këto fusha nga sekserët politik të partive të korruptuara. Dënimi qesharak i zyrtarëve të lartë politik shtetëror është i kuptueshëm pasi këta zyrtar nuk kanë punuar të vetëm por i kanë pas shefat e tyre që rrinë në prapa vij.

I njëjtë ishte edhe dënimi qesharak i Adem Grabovcit apo tani lirimi i komandantëve të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, dhe tani së fundi edhe dënimi qesharak i ish kryetarit të PDK-së në Klinë Sokol Bashotës apo Pal Lukajt, i cili gjithsesi do të duhej të jepte përgjegjësi edhe për skandale të tjera, e sidomos për atë rastin se si ju nda ai 53 Milionshi Bektel Enkës. Drejtësia ka dështuar edhe në shumë raste të tjera, dikur eldorado e korrupsionit ishte edhe AKM-ja që me paratë e 3 përqindëshit të LDK- shiteshin e bliheshin pronat milionëshe, për pak para, bliheshin e shiteshin edhe nga fondi i LPK-së Vendlindja Thërret, fond i cili ishte ekskluzivisht për UÇK-në, për luftën, por u keqpërdor mbi 90 përqind e tij, përfundoj në gjepat privat të disa personave dhe me të njëjta para blihej pasuria e Kosovës.

Qeveria e ardhshme, pos VETING-ut, prioritet e ka ndjekjen dhe dënimin e politikanëve dhe komandanteve milionerë të korruptuar në kurriz të luftës, në kurriz të shtetit dhe populli tonë, të këtyre politikanëve dhe komandantëve të korruptuar që duhet me ju treguar se edhe ne e dimë matematikën. Edhe ne kemi pas nga një veturë a dy vetura, edhe ne kemi pasur dhe kemi familjar në perëndim por as nuk vodhëm as nuk u pasuruam brenda natës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".