Haxhi Avdyli zbulon se kush do ta pasojë Vjosa Osmanin në parti nëse bëhet presidente

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 08:23
Haxhi Avdyli zbulon se kush do ta pasojë Vjosa Osmanin në parti nëse bëhet presidente

Anëtari i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka treguar se kush do të jetë zëvendësim i Vjosa Osmanit në krye të partisë nëse kjo e fundit bëhet presidente.

Lista Guxo ka garuar në këto zgjedhje në listën e VV’së ndërkohë që Vjosa Osmani ka qenë numër 2 dhe kandidate për presidente.

Për tu zgjedhur presidente duhet që të jenë të pranishëm 2/3-at e Kuvendit dhe nuk është sigurtë nëse kjo gjë do të ndodhë pasi sipas rezultateve preliminare VV ka rreth 47% të votave.

Në rast se zgjedhjet presidente, Osmani duhet të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake pasi që ndryshe do të bënte shkelje të Kushtetutës.

Avdyli ka thënë se zëvendësuese e saj në këtë subjekt do të ishte Donika Gërvalla.

Po ashtu, Avdyli ka thënë se nuk do të kthehet asnjëherë në LDK. Njëjtë ka deklaruar më herët edhe Vjosa Osmani e cila tha se votat e popullit i kanë trasuar rrugën që ajo të jetë presidente.

Avdyli, Osmani dhe Faton Peci u larguan nga LDK dhe krijuan një nismë të tyre qytetare.

LDK ndërkohë pësoi rezultatin më të keq në histori ku fituan vetëm 13% të votave. Në këtë subjekt janë paralajmëruar zgjedhjet e reja për kryetar të partisë që do të mbahen më 14 mars. 

(Kosova Sot Online0