11 zyrtarët e shtetit që u arrestuan të mërkurën dalin para gjykatës

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 10:03
11 zyrtarët e shtetit që u arrestuan të mërkurën dalin para gjykatës

Njëmbëdhjetë persona të arrestuar për rastin e njohur si “Subvencioni 2021” kanë dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca gjyqësore ishte paralajmëruar për në orën 09:00, e cila pritet të jetë e mbyllur për medie. Kështu, rastin do ta gjykojë gjyqtari Naser Foniqi.

Të mërkurën për dyshimet për marrie ryshfeti lidhur me subvencionet në bujqësi janë arrestuar 11 persona, ndërsa edhe gjatë së enjtes janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, por nën dyshimin për dhënie të ryshfetit për të marrë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)