Një burrë rreth moshës 60-vjeçare gjendet i vdekur në mes të një rruge në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 11:00
Një burrë rreth moshës 60-vjeçare gjendet i vdekur në mes të një rruge në Prishtinë

Një burrë rreth moshës 60-vjeçare është gjetur i vdekur në mes të një rruge në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një  person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që  viktima është një mashkull rreth 60 vjeç. Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, ka deklaruar Borovci.

(Kosova Sot Online)