Kamioni përplas për vdekje këmbësoren

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 13:30
Kamioni përplas për vdekje këmbësoren

Një grua raportohet se ka humbur jetën pak më parë në Tiranë, në zonën e rrethrrotullitmit të ish-sheshit “Shqiponja”.

Kamioni i tonazhit të rëndë të firmës që po punon në segmentin e Unazës, ka shtypur gruan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Ka qenë shoferi 43-vjeçar me iniciale P. Rr., që ka përplasur gruan, rreth 60 vjeçe,  e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

(Kosova Sot Online)