Agim Aliu pas vdekjes së 20-vjeçares që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj: Humbëm një mike të çmuar

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 13:21
Agim Aliu pas vdekjes së 20-vjeçares që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj: Humbëm një mike të çmuar

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu  ka shprehur ngushëllime për familjen Haxhidema pas vdekjes së vajzës së tyre Fatimes.

Ajo kishte marr lëndime të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit në një nga restuarantet në Ferizaj.

“Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës.

https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/posts/4073858029332285

(Kosova Sot Online)