Vetura e Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lushta të Mitrovicës

  • A.P /
  • 26 shkurt 2021 - 22:03
Vetura e Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lushta të  Mitrovicës

Para pak çastesh një automjet i Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lushta të lagjes Vaganicë në Mitrovicë.

Jepi zë merr vesh se doganierët kanë qenë duke ndjekur një kombi i cili dyshohej se ka qenë duke u drejtuar me material të kontrabanduar.

Sipas informacioneve, në veturën e Doganës së Kosovës kanë qenë dy doganierë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

(Kosova Sot Online)