Murgeshat shkelin izolimin “për t’ua dëbuar djajtë presidentit dhe deputetëve”

  • S.A /
  • 27 February 2021 - 08:47
Murgeshat shkelin izolimin “për t’ua dëbuar djajtë presidentit dhe deputetëve”

Dy murgesha në Irlandë po akuzohen për shkeljen e masave izoluese të pandemisë me qëllim të zhvillimit të një riti fetar në një park të Dublinit.

Murgeshat Irene Gibson dhe Anne Marie dyshohet se udhëtuan nga qyteti Cork në kryeqytetin Dublin në dhjetor për të marrë pjesë në ritin fetar, në kohën kur udhëtimi mes qyteteve ishte i ndaluar.

Ato morën pjesë në rit para se të shkonin në Meshën Latine tradicionale me rreth 70 persona, që u mbajt pranë ndërtesës së kuvendit irlandez më 8 dhjetor, shkruan Daily Mail.

Sipas raportimeve të medieve lokale, murgeshat udhëtuan mbi 200 kilometra për të marrë pjesë në ceremoninë që sipas besimit të tyre organizohet për dëbimin e shpirtrave të ligj nga presidenti i vendit dhe ligjvënësit.

Në atë kohë, ligjet në Irlandë i ndalonin tubimet me më shumë se 15 persona në mjedis të hapur. Në internet janë publikuar pamje të këtij riti, të zhvilluar në Parkun “Herbert”.

Burgu Giacomo Ballini shihet duke e lagur me “ujin e shenjtë” një ndërtesë qeveritare dhe duke u lutur që djajtë të largohen nga ai vend.

Sipas faqes “Irish Examiner”, këto murgesha më parë janë dënuar për shkeljen e planit rregullues, sepse kishin ndërtuar një objekt fetar. Njerëzit në internet kanë grumbulluar mbi 63.000 funte për t’i ndihmuar murgeshat që të vendosen në një objekt të ri të ngjashëm.

(Kosova Sot Online )