Pal Lekaj tregon nëse ka marrëveshje mes Ramush Haradinajt e Albin Kurtit

  • E.K /
  • 27 shkurt 2021 - 16:15
Pal Lekaj tregon nëse ka marrëveshje mes Ramush Haradinajt e Albin Kurtit

Gjatë ditëve të fundit është raportuar për në marrëveshje të mundshme mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, nga e cila ky i fundit do të merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Megjithatë Pal Lekaj thotë se nuk ka kurrfarë marrëveshje mes dy partive në modalitetin e përfolur, duke shtuar se pa u certifikuar rezultati s’mund të ketë ndonjë koalicion.

Ai ka treguar se dje kanë mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku edhe e kanë analizuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se në diskutimin e tyre mbi tre orësh që kanë pasur s’kanë folur për një marrëveshje potenciale me Vetëvendosjen.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e kryesise ku edhe e kemi analizuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Diskutimet në kryesi kanë zgjatur mbi tri orë edhe një çështje të tillë nuk e kemi trajtuar. Besoj që vetëm pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor mund të flasim rreth kësaj çështje. Unë mendoj që këto diskutime janë duke u trajtuar nëpër koluare të ndryshme joserioze të cilat prodhojnë dezinformata të tilla”, tha Lekaj.

Ai thotë se lajmi për një koalicion mes AAK’së dhe VV’së është vetëm një trillim i radhës.

Kujtojmë se AAK’ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të14 shkurtit ka dalë e 4-ta me 7.4 për qind. Në këto zgjedhje Haradinaj ka garuar me synimin për t’u bërë president.

Nuk dihet nëse do të lëshoj pe nga synimi i tij për karrigen e të parit të shtetit, gjë të cilën e synon edhe Vjosa Osmani si pjesë e listës së VV’së.

(Kosova Sot Online)