I mituri nga Skenderaj kapet nga kamera duke vozitur veturën për në shkollë

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 10:16
I mituri nga Skenderaj kapet nga kamera duke vozitur veturën për në shkollë

Një ngjarje e pazakontë është kapur sot nga kamerat në Skenderaj.

Derisa banorët po ankoheshin se rruga e tyre është pa trotuar që po ua vështirëson lëvizjen, kamera e ka kapur live një fëmijë që po voziste veturën.

“Këta i bajnë fëmijët në shkollë”, thotë personi që po intervistohej, pa e parë se në të vërtetë veturën po e voziste një i mitur.

Me sa dukej i njejti në veturë po shoqërohej edhe nga persona të rritur, megjithatë ai ishte ulur në ulësen e shoferit.

(Kosova Sot Online)