Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në botë

  • G.G /
  • 02 March 2021 - 13:19
Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në botë

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 2 milion e 552 mijë e 234 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në botë.

Sipas kësaj faqeje, 115 milion e 76 mijë e 963 persona janë infektuar me koronavirus.

Ndërsa, 90 milion e 797 mijë e 427 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë e para në botë për numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 29 milion e 314 mijë e 254 raste të infektuar dhe 527 mijë e 226 viktima.

India radhitet e dyta për nga numri më i madh i të infektuarve me gjithsej 11 milion e 124 mijë e 527 të infektuar dhe 157 mijë e 275 viktima.

Pastaj Brazili me 10 milion e 589 mijë e 608 të infektuar dhe 255 mijë e 836 viktima.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 69 mijë e 697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri tani në vend kanë vdekur 1 mijë e 608 persona si pasojë e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)