IKSHPK: Ajri i ndotur kontribues kryesorë në sulmet në zemër e problemet tjera shëndetësore

  • E.K /
  • 03 mars 2021 - 11:39
IKSHPK: Ajri i ndotur kontribues kryesorë në sulmet në zemër e problemet tjera shëndetësore

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është konstribues kryesorë për problemet me astmën, bronkitin kronik, sulmin në zemër e tensionin e lartë.

Andaj sipas IKSHPK’së qytetarët duhet të dijnë kur të dalin jashtë.

Shkrimi i plotë:

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim. Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Për më shumë detaje shkarko aplikacionin për cilësi të ajrit, Air Quality in Kosovo, ose vizito portalin shtetëror të cilësisë së ajrit  https://airqualitykosova.rks-gov.net/.

Jepni edhe Ju kontributin tuaj që ajri të jetë më pak i ndotun!

(Kosova Sot Online)