Drejtësia Kosovare po çlirohet nga kapja disa vjeçare kriminale e dyshes së inkriminuar Hashim Thaçi & Kadri Veseli

Drejtësia Kosovare po çlirohet nga kapja disa vjeçare kriminale e dyshes së inkriminuar Hashim Thaçi & Kadri Veseli
Drejtësia Kosovare po çlirohet nga kapja disa vjeçare kriminale e dyshes së inkriminuar Hashim Thaçi & Kadri Veseli

Dardan Grapci

  • 03 March 2021 - 07:59

Shkruan: Dardan Grapci

Zyrtarët e lartë politik të shtetit dhe ata të Prokurorisë së Shtetit kanë qenë thuajse në çdo sekondë të varur si marioneta të krimit të organizuar, në shërbim të pushtetarëve të Kosovës të lidhur ngushtë me krimin, siç kanë qenë dy figurat qendrore, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, prandaj ka ardhur koha që politika të pastrohet nga njerëzit e korruptuar dhe të zhytur thellë në krime ekonomike jo vetëm politike por edhe ekonomike, duke e liruar drejtësinë të vepron e pa varur, me guxim dhe me ligj e në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës pa dallim, për secilin qytetar që bije ndesh me ligjet pozitive të shtetit.

-Krimi dhe korrupsioni në institucionet Kosovës po del të jetë akoma më i madh se sa që ne e kemi menduar dhe perceptuar, sidomos tani kur plasi skandali në Ministrinë e Bujqësisë, ku kemi shumë persona të arrestuar lidhur me përfshirjen në aferën e korrupsionit me subvencione. Shqetësim paraqet e dhëna se nga ana e policisë kemi të arrestuar edhe individ që vijnë nga fusha e institucioneve të drejtësisë e që roli i tyre ndërlidhet me aferën korruptive në Ministrinë e Bujqësisë.

-Sado i vonuar ky aksion, kjo situatë tregon që Kosova ka ligj dhe ka Polici, prandaj arrestimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, për abuzimin me subvencioneve është dashur të ndodhin shume vite më përpara. Hetimet për abuzime të kësaj natyre me buxhetin e shtetit duhet të vazhdojnë, të mos ndalen e të thellohen kudo, në secilin dikaster të Qeverisë së Kosovës, për të zbritur madje deri në nivelin komunal. Kudo ku menaxhohet paraja e shtetit. Është për keqardhje pse e kemi një reagim kaq të vonuar në trajtimin përpjekjen për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka njollos për vite të tëra institucionet tona shtetërore dhe vetë imazhin e shtetit. Kjo vonesë tregon pa asnjë dyshim se drejtësia kosovare ka qenë thellë e ndikuar nga politika.

Zyrtarët e lartë politik të shtetit dhe ata të Prokurorisë së Shtetit kanë qenë thuajse në çdo sekondë të varur si marioneta të krimit të organizuar, në shërbim të pushtetarëve të Kosovës të lidhur ngushtë me krimin, siç kanë qenë dy figurat qendrore, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, prandaj ka ardhur koha që politika të pastrohet nga njerëzit e korruptuar dhe të zhytur thellë në krime ekonomike jo vetëm politike por edhe ekonomike, duke e liruar drejtësinë të vepron e pa varur, me guxim dhe në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës pa dallim, për secilin qytetar që bije ndesh me ligjet pozitive të shtetit.

Me ndryshimin që është bërë me 14 shkurt, po vërehet efekti i pritjes për Qeverinë e re, ku më në fund qytetarët do të marrin frymë më lirshëm, dhe do të kenë ku të ankohen në të ardhmen, ku ta denoncojnë secilin dyshim për abuzim dhe shkelje të ligjit nga zyrtarët e lartë të shtetit, nga cilado pozitë qofshin ata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".