Shpërthim në qendrën e testimit për Covid-19

  • E.K /
  • 03 mars 2021 - 12:49
Shpërthim në qendrën e testimit për Covid-19

Një shpërthim i ka dëmtuar dritaret e një qendre të testimit për Covid-19 në pjesën veriore të Holandës, tha të mërkurën policia e këtij vendi.

Qendra e testimit në qytezën Bovenkarspel nuk ishte e hapur në kohën kur ndodhi shpërthimi, thanë autoritetet, duke njoftuar se incidenti ndodhi në orën 6 e 55 minuta të mëngjesit.

Pas dyshimeve se shpërthimi mund të ishte sulm me bombë që e kishte për cak qendrën e testimit, policia i bllokoi rrugët dhe filloi të kërkonte për materiale tjera të mundshme shpërthyese në zonë.

“Nuk e dimë ende se çfarë ka shpërthyer. Së pari rastin duhet ta hetojnë ekspertët e shpërthimeve”, tha zëdhënësi i policisë, Menno Hartenberg.

Në janar, holandezët protestuan kundër masave izoluese në vendin e tyre dhe e sulmuan një qendër testimi për Covid-19 në qytezën Urk, shkruan Anadolu,

(Kosova Sot Online)