Albin Kurti në takim me Edi Ramën pasi e lansoi Boiken Abazin në garën zgjedhore në Shqipëri

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 14:51
Albin Kurti në takim me Edi Ramën pasi e lansoi Boiken Abazin në garën zgjedhore në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, raporton mediumi i Baton Haxhiut, albanian post.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Kurti është duke qëndruar tash e dy ditë në Shqipëri. Dje në një paraqitje për media nga Lezha ai foli për bashkim kombëtar.

(Kosova Sot Online)