Numërohen mbi 41 mijë vota të diasporës, këto janë rezultatet

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 15:53
Numërohen mbi 41 mijë vota të diasporës, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00, janë numëruar 41 mijë e 264 vota të diasporës.

Sipas tabelës së publikuar nga KQZ’ja, deri tash Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 31 mijë e 807 vota.

Pas Vetëvendosjes, renditet PDK’ja me 3 mijë e 773 vota, pasuar nga LDK’ja me 3 mijë e 383 vota.

(Kosova Sot Online)