Haziri e zbulon se a do të ketë koalicion LDK-LVV

  • A.P /
  • 30 June 2026 - 11:45
Haziri e zbulon se a do të ketë koalicion LDK-LVV

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur edhe lidhur me raportimet mbi një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve.

Haziri lidhur me këtë tha së as nuk kanë pranuar ndonjë ftesë e as nuk i kanë ofruar ftesë askujt.

“Më lejoni ta konfirmoj edhe një herë: as nuk kemi pasur ftesë, as nuk i kemi ofruar askujt. Parimet gjithëpërfshirëse sipas rezultatit të fundit zgjedhor e njohin të drejtën e partisë së parë dhe i njohin të drejtat tona si parti politike me peshën që e kanë dhënë qytetarët e Republikës. Takime nuk ka pasur deri tani që po flasim, sepse nuk ka pasur asnjë ftesë. Edhe ne kemi dalë me parim politik, kemi thënë që procesi politik kërkon që Kosova me vendosë normalitet dhe stabilitet institucional. Kjo është e tëra”, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)