
Lexoni edhe:
Policia brenda Ministrisë së Infrastrukturës, pakënaqësi nga shkarkimet e fundit
Një bazë ajrore në Irak, ku ndodhen trupat amerikane, irakiane dhe trupat tjera të koalicionit ushtarak, të mërkurën ishte cak i sulmit të shumëfishtë me raketa, bëri të ditur një zëdhënës i ushtrisë në Irak.
Së paku dhjetë raketa ranë në bazën ajrore “Ain al-Asad”, që ndodhet në provincën perëndimore irakiane, Anbar. Forcat irakiane dhe forcat e koalicionit janë duke e hetuar rastin.
Policia brenda Ministrisë së Infrastrukturës, pakënaqësi nga shkarkimet e fundit
Lexoni edhe:
Zyrtarët e bazës nuk raportuan menjëherë për ndonjë person të vrarë apo të lënduar, sipas agjencisë Reuters.
Kjo bazë ishte cak i sulmeve edhe në shkurt të vitit të kaluar, me ç’rast rreth 100 trupa amerikane kishin pësuar lëndime në kokë. Në këtë bazë ishin instaluar raketat “Patriot” pas sulmit.
Sulmi me raketa erdhi vetëm pak ditë pas realizimit të një sulmi të forcave ajrore amerikane ndaj militantëve të përkrahur nga Irani, me ç’rast u vranë disa luftëtarë.
Veprimi i parë ushtarak në Lindjen e Mesme nën urdhrin e presidentit Joe Biden u ndërmor si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me raketë afër aeroportit në Irbil, me ç’rast kishte mbetur i vrarë një kontraktor.
(Kosova Sot Online)