Lexoni edhe:
Flet sekretari i shkarkuar në MI: S’ma lëshuan zyrën, unë e thirra policinë
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka mirëpritur aksionin policor “Kufiri”, në të cilin u arrestuan anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë.
“Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, dora e drejtësisë ka filluar të veprojë”, shkroi Abazoviaz në llogarinë e tij në Twitter me rastin e aksionit të sotëm policor.
Flet sekretari i shkarkuar në MI: S’ma lëshuan zyrën, unë e thirra policinëLexoni edhe:
Më herët gjatë ditës, Administrata e Policisë njoftoi se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë u ndaluan në një aksion të përbashkët të policisë dhe prokurorisë.
Abazoviq theksoi se veprimi është provë se institucionet e sistemit mund të punojnë në mënyrë profesionale, të sinkronizuar dhe me efikasitet.
“Në këtë moment, patriotizmi më i madh është mbrojtja e thesarit të shtetit”, shkroi Abazoviq.
(Kosova Sot Online)