Vodhi paratë që po transportoheshin për në bankë: Policia arreston 31 vjeçarin

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 16:49
Vodhi paratë që po transportoheshin për në bankë: Policia arreston 31 vjeçarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për grabitje të një shume të konsiderueshme parash, gjatë transportimit të tyre për në bankë.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar sot në mëngjes në fshatin Shtedim të komunës së Podujevës, gjatë një aksioni policor.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 478 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 03 mars  2021  Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr  me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si  autor të veprave të inkriminuara, sot ka kryer një operacion të gjerë cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje.

Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, me ç’ rast  nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për ti deponuar në bankë.

Operacioni i  bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin  Shtedim  të Podujevës me ç’ rast policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin;

ë A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë

përfshirë në rastin e sipër cekur.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe;

• Një automjet të llojit  Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm

dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.

Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej.

(Kosova Sot Online)