Vrau 10 kalimtarë me kamionin e tij, shpallet fajtor i akuzuari

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 17:59
Vrau 10 kalimtarë me kamionin e tij, shpallet fajtor i akuzuari

Një burrë që pranoi se ka përdorur furgonin e tij për të vrarë dhjetë kalimtarë në Toronto, u shpall fajtor të mërkurën.

Alek Minassian u përball me dhjetë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe 16 akuza për përpjekje për të vrarë në sulmin e 23 prillit, 2018.

Avokatët e tij thanë se Minassian nuk e ka ditur se çfarë është duke bërë, për shkak të çrregullimeve nga autizmi.

Minassian u deklarua i pafajshëm dhe avokati tha se klienti i tij nuk është penalisht përgjegjës.

Vendi i sulmit në Toronto, më 23 prill, 2018.
 

Minassian, 28 vjeç, i cili e pranoi para policisë se ka vozitur furgonin, u tha autoriteteve se i përkiste një komuniteti online të burrave të frustruar seksualisht.

Tetë gra dhe dy burra, nga mosha 22 deri në 94 vjeç, vdiqën kur Minassian e përplasi furgonin për kalimtarët në një lagje në veri të Torontos.

Gjykatësja Anne Molloy tha se nuk ka dyshim se veprimet e tij ishin të planifikuara dhe të qëllimshme dhe se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për atë që po bënte.

(Kosova Sot Online)