Forcat e sigurisë vrasin 33 protestues në Mianmar

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 18:02
Forcat e sigurisë vrasin 33 protestues në Mianmar

Të paktën 33 protestues u vranë sot nga forcat e sigurisë së Mianmar, i cili është numri më i madh i viktimave që nga fillimi i protestës kundër grusht-shtetit ushtarak më 1 shkurt.

Raporti i AP thotë se të dhënat për viktimat janë marrë nga media lokale dhe në bazë të informacionit në rrjetet sociale.

“Kam dëgjuar shumë të shtëna me armë të vazhdueshme. Unë u shtriva në tokë, ata qëlluan shumë dhe pashë dy të vrarë,” tha për Reuters protestuesi i Kaung Piae, Sone Tun (23).

“Forcat e sigurisë hapën zjarr pothuajse pa paralajmërim në disa qytete, konfirmuan dëshmitarët”, dhe Junta duket më e vendosur se kurrë për të ndaluar protestat.

(Kosova Sot Online)