Ish-deputeti i LDK-së: Sovrani na e ka treguar vendin

  • A.P /
  • 04 mars 2021 - 20:34
Ish-deputeti i LDK-së: Sovrani na e ka treguar vendin

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka folur pasi nuk i arriti votat e duhura për t’u bërë deputet.

Përmes një postimi në Facebook se 14 shkurti është mesazh për 14 marsin, ditën kur do të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së.

“Lidershipi i ri duhet te marr mbi supe procesin e ngritjes se LDK-së.
Ky proces nuk do të jetë i lehtë, por unë mendoj që kemi shtigje dhe nëse duam, mund t’ia dalim. Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt. Ai është elektorati ynë që pret nga Ne ta marrim parasysh mesazhin e tyre. Mesazhi është i qartë: ata duan ndryshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë politik”, ka shkruar Manaj.


(Kosova Sot Online)