Lexoni edhe:
Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca
Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në MI-së, mollë sherri ndërmjet Agim Veliut e Arban Abrashit.
Puna në ministrinë e Infrastrukturës po vazhdon normalisht.
Të enjtën, nuk kishte as policë, të cilët u panë një ditë më herët në këtë institucion.
Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk KonjufcaLexoni edhe:
Ata u ftuan për ta evituar një përplasje të mundëshme mes Izedin Bytyqit dhe Zymer Abdullahu njëri i shkarkuar nga pozita e sekretarit, tjetri i emëruar në këtë pozitë.
Për shkak te kësaj paqartësie, të mërkurën të dytë shkuan në të njetën zyrë.
Media ishte të enjtën në Mininistri për të kuptuar se cili prej dy sekretarëve ka shkuar në zyrë, por asnjëri prej tyre nuk është paraqitur.
E për të marrë një përgjigjëje se cfarë ka ndodhur aty telefonoi të gjithë akterët.
Po të dy ministrat e LDK-së, Arban Abrashin dhe Agim Veliun, dhe dy sekretarët e MI nuk u përgjigjën në thirrjet e televizionit.
Megjithatë Visar Rushiti nga Demokracia Plus, thotë se veprimet e të dy ministrave janë anti-ligjore.
Ai thotë se edhe vendimi për shkarkimin apo emërimin e një sekretari nuk e merrë ministri , por qeveria.
Madje Rushiti thotë se sekretarët nuk mund të shkarkohen edhe nëse ndrrohet qeveria nëse nuk ka ndojë arsyeje konkrete.
(Kosova Sot Online)