Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 23:18
Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

Ndonëse Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar e këtyre zgjedhjeve, kandidati që ka shënuar rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit është Glauk Konjufca. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Kështu ka konstatuar përmes një statusi në facebook, hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli duke u bazuar në të dhënat zyrtare nga KQZ.

Sipas tij , kandidatët me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit janë Ramush Haradinaj – me 34,757 vota më pak – dhe Anton Quni – me 16,891 vota më pak.

(Kosova Sot Online)