Nuk i pranoi të dashurin, babai i pret kokën vajzës 17-vjeçare dhe e nxjerr nëpër rrugë

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 00:00
Nuk i pranoi të dashurin, babai i pret kokën vajzës 17-vjeçare dhe e nxjerr nëpër rrugë

Babai i katër fëmijëve preu kokën e njërës prej vajzave të tij dhe e nxorri atë në rrugë. Shkak i këtij veprimi është bërë i dashuri i 17-vjeçares, të cilin babai nuk e miratoi.

Sarvesh Kumar është parë rrugëve duke ecur për në stacionin policer të fshatit indian Pandetara, Uttar Pradesh, me kokën e prerë të vajzës.

Oficerët e policisë pasi e ndaluan e pyetën burrin për emrin e tij dhe se e kujt ishte koka.

“E bëra unë. Nuk ishte askush tjetër. Trupi është në dhomë”, u shpreh ai. Gjithashtu pretendoi se do ta kishte vrarë edhe të dashurin e saj po të ishte në gjendje ta gjente.

Sipas raporteve të mediave lokale, një oficer policie është pezulluar sepse ishte fotografuar duke mbajtur kokën ‘në mënyrë të papërshtatshme’.

Image


(Kosova Sot Online)