Katërvjeçari që vdiq dje pasi u godit nga vetura ishte duke drejtuar biçikletën në rrugë

  • E.K /
  • 05 March 2021 - 12:10
 Katërvjeçari që vdiq dje pasi u godit nga vetura ishte duke drejtuar biçikletën në rrugë

Një katërvjeçar ka vdekur dje pasi u godit nga një automjet në lëvizje.

Sipas policisë në momentin fatal, fëmija ishte duke drejtuar biçikletën në rrugë, kur një veturë nga pakujdesia e goditi për vdekje atë .

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Carralluk, Malishevë, 04.03.2021 – 13:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet  ku i dyshuari mashkull kosovar  duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia godet viktimën fëmijë, mashkull kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në QKMF-Malishevë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës ,me kërkesën e familjarëve është liruar për ceremoni mortore.

(Kosova Sot Online)