Shoku i Adem Jasharit: Çdo gjë në UÇK është sjell rreth komandantit

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 17:54
Shoku i Adem Jasharit: Çdo gjë në UÇK është sjell rreth komandantit

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Ndonëse fillimi i shoqërisë së tyre ishte në vitin 1972, në vitin kur të dy filluan shkollën e mesme, ai tha se raportet e tij me komandantin legjendar ishin shumë të afërta.

“Ademin e kam njohur edhe më herët, por nga vitit 1972 kemi filluar që të shoqërohemi. Ishim gjenerata e parë e shkollës teknike. Ademi ishte djalë i urtë dhe nuk ishte djalë i problemeve. Kemi biseduar gjithçka. Ai ka qenë i egër vetëm për Serbinë”, ka thënë Kaqkini.

Sipas Kaqkinit, Jashari ka qenë më ndryshe se sa bashkëmoshatarët e tij.

“Ai e ka pas babanë që i ka tregu. Edhe policinë serbe ai e ka shikuar më me urrejtje. Ai i ka parë pak ma ndryshe senet se na. Ka qenë diçka para neve me këto sene”, ka thënë më tutje ai. “Në vitet  80’ta nuk e di se si është sjell Ademi sepse kam qenë në Slloveni. Në protestat e 89’ës ai ka qenë shumë aktiv. Patën shkuar për të protestuar për Kushtetutën i ka organizuar Ademi. Ai i ka organizuar protestat në Skenderaj dhe u ka prirë edhe atyre në Prishtinë. Ai u ka prirë grupeve më vonë është shpallur edhe komandant. Gjithçka që është sillur rreth UÇK’së është sjell rreth Adem Jasharit dhe kullave të Jasharajve”, ka thënë më tutje ai.


(Kosova Sot Online)